Rrëfeu betejën me tumorin, banorja e BB VIP del përkohësisht nga shtëpia për të kryer analiza

Këngëtarja Nita Latifi ka lënë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP dhe arsyeja për këtë janë bërë disa deklarata të saj lidhur me shëndetin. Ajo rrëfyer gjatë ditës së sotme, për banorët dhe publikun, betejën e saj me tumorin dhe shqetësimet që ka pasur ditët e fundit.

Pas hyrjes në BBVIP ajo tha se i ishin shfaqur disa shqetësime që lidheshin me të njëjtën problem.

Pas këtij rrëfimi gjatë ditës së sotme në koordinim me produksionin ajo ka dalënga shtëpia për të kryer një kontroll mjekësor dhe është kthyer sërish më vonë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Dua të ndaj me ju një ngjarje që ka ndodhur këto ditë me mua dhe që në fund të gjithë kësaj është një mesazh, një shqetësim, një sukses, të gjitha i ka brenda. Vitin e kaluar, unë kam pasur tumor në gji dhe jam operuar dhe doli gjithçka me sukese. Në momentin që kam hyrë këtu në shtëpi, ka disa ditë që kam pasur shtrëngime, shqetësime, disa dhimbje, gjatë ditës. Disa banorë e kanë vënë re shqetësimin tim, Nuk kam treguar sepse kam qenë sot me produksionin në kontroll, kam qenë jashtë sot. Brësa një kontroll tjetër dhe doli që ka ende diçka, por nuk është shqetësuese, është nën mbikqyrje. Dua ta them sepse ekzistojnë njerëz këtu brenda që nuk sillen kot rreth pishinës, sepse po e pres një përgjigje për një stres që e kam pasur që nuk e kam pasur për detyrë të ngarkoj askënd me problemet e mia. Për lojën që bëj këtu brenda, nuk kam nevojë as të viktimizohem, as të më shihni për gjynah. Kjo nuk do të ndikojë aspak në lojë”, tha Nita.

Kujtojmë që shëndeti i një tjetër banori u bë një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni të Big Brother Vip. Luiz Ejlli i rrëfeu Kiara Titos se kishte probleme me shëndetin, por produksioni e nxorri edhe atë nga shtëpia për të kryer analizat, përgjigja e të cilave erdhi në 20 minuta. Sipas tyre, këngëtari nuk kishte asnjë problem shëndetësor. /albeu.com


Shtuar 23.01.2023 19:14