REBELIMI/ Wagner merr rajonet e tjera në Rusi, tani drejt Moskës: Rrëzohen avionë dhe helikopterë, gjithçka po ndodh nga lufta civile në Rusi

Një ngjarje e pazakiontë është duke ndodhur në orët e fundit në Rusi teksa mercenarët e Wagner i janë kundërvënë ushtrisë  ruse dhe krerëve të saj duke synuar tashmë që të shkojnë deri në Moskë.

Më herët, Putini i konsideroi këto lëvizje tradhti duke theksuar se autorët do të ndëshkohen, gjë e cila prek edhe kreun e Wagner Prigozhin. Tani që Putini i deklaroi luftë të hapur forcave mercenare Wagner, gjithçka kthehet në një betejë të mirëfilltë për pushtet mes dy forcave kryesore në Rusi.

Nga njëra anë qendrojnë Putini dhe ushtria ruse dhe nga ana tjetër Wagner me 25 000 forca. Këta të fundit kanë marrë tashmë nën kontroll rajonin e Rostov, i cili shërben për furnizimin e ushtrisë ruse në Ukrainë, shkruan AlbEu.com.

Ka raportime se Wagner ka marrë tashmë edhe qytetin e Voronjezhit si dhe po shkojnë drejt Krasnodarit në jug dhe Volgogradit në lindje.

Teksa rrebelimi ndaj Putinit dhe ushtrisë ruse rritet, problem për këta të fundit është fakti se më shumë se 90% e forcave të ushtrisë i kanë angazhuar në Ukrainë dhe forcat Wagner tejkalojnë numrin e ushtarëve rusë brenda Rusisë.

Kjo duket të jetë një situatë serioze për Putinin edhe pse Rusia ka hapësira të mëdha dhe do të duhen disa ditë deri sa rrebelët të arrijnë Moskën, gjë e cila mund t’i japë avantazhin kreut të Kremlinit.

Mediat e huaja raportojnë se një numër i madh ushtarësh rusë janë duke dorëzuar garnizonet e tyre te Ëanger, ndërsa pikëpyetja më e madhe tani lidhet me frontin në Ukrainë, pasi furnizimet e rusëve mund të mbarojnë për çështje ditësh duke bërë që ukrainasit të fitojnë avantazhin në front.

Gjithçka nisi disa javë më parë teksa drejtuesi i Wagner Yevgeny Prigozhgin akuzoi fillimisht shefin e Shtabit të Përgjitshëm të ushtrisë ruse se nuk po i furnizonin me armatimin e duhur për të luftuar ukrainasit.

Më pas, kur morën Bakhmutin, Wagnerat u urdhëruan që të tërhiqeshin na kazerma pasi qyteti ukrainas do të kalonte nën kontrollin e ushtrisë së rregullt ruse. Ndërkohë që tërhiqeshin, forcat Wagner u bombarduan me në rrugën e kthimit, gjëpër të cilën Prigozhin akuzoi ushtrinë ruse.

Këtu nisi edhe rrebelimi i Wagner kundër ushtrisë ruse.

Kush janë forcat Wagner

Wagner është një grup mercenarësh me bazë në Rusi, i cili deri më tani ka luftuar luftrat e Putinit në Afrikën e Veriut si edhe Siri. Ata u thirrën në Ukrainë pasi ushtria e rregullt ruse dështoi në frontin e Kievit.

Bashkimi Evropian vendosi  më herët sanksione ndaj Grupit Wagner, për shkelje të të drejtave të njeriut në vendet ku operon.

BE ka thënë se nuk do të trajnojë më ushtarë të qeverisë Afrikës Qendrore për shkak të lidhjeve të tyre me Wagner. Në Afrikë, luftëtarët e saj janë gjithashtu të përfshirë në Libi, Sudan dhe Mozambik dhe duket se do të luajnë një rol në Mali. /albeu.com

 


Shtuar 24.06.2023 11:21