Rrahu tjetrin në rrugë, Gjykata lë pas hekurave Feron

Reperi i njohur, Fero u arrestua nga policia disa ditë më parë.

Ai ra në pranga pasi rrahu me grushta një person në Gjilan dhe momenti u bë viral në rrjet.

Të lidhura

None found

Ditën e sotme Fero ka dalë para Gjykatës Themelore të Gjilanit, e cila ka vendosur që ai të qëndrojë një muaj në paraburgim nën akuzën “sulmi”.

Njoftimi i plotë nga gjykata:

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. Sh. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën Vë Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhynë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin. Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit./albeu.com/


Shtuar më 27.07.2022 14:12

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş