Një 41-vjeçar me inicialet O.M., banues në Ersekë është arrestuar ditën e djeshme pasi kundërshtoi me dhunë uniformat e policisë. 41-vjeçari me precedent të mëparshëm penal ishte duke u konfliktuar me një person tjetër dhe në momentin që policët tentuan ta shoqëronin në komisariat, kundërshtoi me dhunë punonjësit e rendit publik.
41-vjeçari rezulton një person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë: Kolonjë
Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, vihet në pranga 41-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.
Procedohet për “Dëmtime të tjera me dashje” edhe kushëriri i tij, i cili u përfshi në konflikt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. M., 41 vjeç, banues në Ersekë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit), si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në fshatin Taç, Kolonjë.
Këta shtetas, në fshatin Rehovë, pasi janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin V. Sh., gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, shtetasi O. M., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të rendit publik.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.