Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij më të madhe. Kjo e fundit është marrë në mbrojtje nga policia.
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga një shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 40 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka dhunuar fizikisht motrën e tij, shtetasen E. I., 42 vjeçe, banuese në fshatin Mborje, Korçë, ndaj së cilës u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./albeu.com