Dhunonin bashkëshortet, policia arreston dy persona në Durrës dhe Krujë

Policia ka vënë në pranga dy shtetas, R. M., 31 vjeç, banues në Durrës dhe N. D., 36 vjeç, banues në Krujë pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin R. M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. D., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 18.11.2021 16:23