Ka rënë në prangat e policisë greke, 34-vjeçari shqiptar që dhunoi brutalisht biznesmenin grek, Florios Asimomytis, tre vite më parë në ishullin e Mykonos.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për A.N., i cili u arrestua më 25 qershor 2023, së bashku me një tjetër shqiptar, pas një incidenti në qendrën tregtaren në Attikë.
Në kontrollin fizik të kryer nga policia 34-vjeçarit i janë sekuestruar:
- 2 pistoleta
- 16 207 euro
- fishekë
- kartëmonedhat e vendeve të huaja
- Gjithashtu brenda makines se ti u gjet dhe u sekuestrua një karikator pistolete pa gëzhoja
Nga hetimi që pasoi arrestimin, rezultoi se 34-vjeçari, më datë 21.09.2020, në orën 21:00, kishte shkuar në zonën Tourlos të Mykonos, jashtë shtëpisë së biznesmenit, ku dhe e ka sulmuar. Greku po dilte nga makina e tij kur i akuzuari e goditi duke përdorur një levë hekuri, duke e lënduar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
Më pas ai u largua në këmbë ndërsa departamenti i Mykonos ngriti një çështje për tentativë vrasje. Sipas burimeve policore, biznesmeni është thirrur dhe e ka njohur autorin e sulmit ndaj tij si 34-vjeçarin.
Nga hetimet paraprake, rezulton se ndaj 34-vjeçarit është në pritje një urdhër-arresti për grabitje në bashkëpunim dhe 2 armëmbajtje pa leje./albeu.com/