Rradhë kilometrike në Vlorë, automjetet në radhë për orë të tëra

Radhë të gjata kilometrike janë krijuar në aksin Vlorë-Radhimë-Orikum.

Makinat kanë qëndruar me orë të tëra në rradhë, të cilat fillojnë që në qytetin e Vlorës e deri në hyrje të Radhimës.

Shkak për këto rradhë kilometrike është bërë numri i lartë i turistëve që kthehen nga jugu, por edhe bllokimi i njërës prej korsive të rrugës në zonën e Jonufrës.

Shtuar 6.06.2021 04:06

Tags: ,