Ronela Hajati “ndez” skenën e Eurovision, bën hapjen me “Sekret”
Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka çelur skenën e Eurovision, në turin e Italisë.
Ronela ka performuar këngën “Sekret” dhe mund të thuhet pa frikë që e elektrizuar skenën.
E veshur e gjitha me rozë dhe e shoqëruar nga katër balerinë dhe koreografja e njohur, Klaudia Pepa, artistja ka bërë një performancë shumë të nxehtë, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.
Madje ka marrë edhe shumë duartrokitje, ku nuk kanë munguar as flamujt shqiptarë që valviteshin në sallën e madhe të Eurovisionit.
Tashmë të gjithë janë kurioz, nëse Ronela dhe Shqipëria do të jenë pjesë e finales së madhe. Këtu keni edhe mënyrën se si do të mund të votoni për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet ky votim.