Tashmë dihet se Ronaldo i ka shkruar gazetarit.
Duket se pas intervistës, Cristiano Ronaldo u miqësua edhe më shumë me gazetarin Piers Morgan.
Madje, CR7 i shkroi pas ndeshjes me Uruguain, ku realizoi një gol dhe më pas ia atribuan Bruno Fernandes.
Gjithsesi këtë e thotë ish-lojtari i kombëtares amerikane, Alexi Lalas.
Këtu është historia e tij: “Sapo fola me Piers Morgan. Ai tha se Cristiano i kishte dërguar mesazh nga dhoma e zhveshjes duke thënë se ai mendonte se topi i preku kokën dhe goli duhej t’i ishte atribuar atij”.
Në fakt, edhe vetë Morgan ka lënë një postim në Twitter pas ndeshjes, ku shkruante se Ronaldo goditi topin dhe goli duhet t’i jepet atij. /G.D albeu.com/