Ronaldo për kritikat: Kam luajtur 18 vite futboll, nuk më shqetësojnë aspak

Cristiano Ronaldo ka shpërfillur kritikët që e kanë cilësuar Manchester Unitedin “katastrofal” javët e fundit, duke thënë pas fitores 3-0 kundër Tottenhamit të shtunën se ai kurrë nuk u interesua për perceptimin publik të ekipit.

“Kritikat janë gjithmonë aty”, tha Ronaldo për faqen zyrtare të klubit. “Për mua, nuk më shqetëson sepse kam luajtur 18 vite futboll, kështu që e di që një ditë [njerëzit do të thonë] ne jemi perfekt dhe një ditë [do të thonë] ne jemi katrahurë.

“Unë e di këtë dhe ne duhet të merremi me këtë, por është gjithmonë më mirë kur njerëzit të lavdërojnë dhe ata janë të kënaqur me ty.

Të lidhura

None found

“Ndonjëherë jeta është e tillë, ndonjëherë duhet të kalojmë momente të këqija dhe duhet të ndryshojmë dhe ndryshuam sot.

“Ekipi ishte pak nën presion, pak i trishtuar, por ne e dinim që sot [mund të] jepnim një përgjigje të mirë. Ne luajtëm mirë, e nisëm lojën shumë mirë.

“Sigurisht që detyra ime është të ndihmoj ekipin me përvojën time, golat e mi, asistimet e mia dhe e bëra këtë sot dhe ndihem shumë i kënaqur me këtë. Por sa i përket ekipit, për mendimin tim ishte një paraqitje e pabesueshme.”

 


Shtuar 31.10.2021 09:22