Ronaldo braziliani është rrëfyer për “DAZN” duke pranuar se vuan nga depresioni.
“Po, kam vuajtur nga depresioni, sot bëj terapi. Kanë kaluar dy vjet e gjysmë që nga momenti që kam filluar terapinë dhe tani e kuptoj shumë më mirë atë që kam kalaur më parë. Duke parë prapa, e kuptoj që kemi qenë të ekspozuar ndaj një stresi shumë të fortë mendor, për më tepër pa asnjë përgatitje.
Sot në epokën e internetit futbollistët janë më shumë të përgatitur nga ky këndvështrim, vizitohen, marrin kujdesin e nevojshëm”, është shprehur fenomeni./ h.ll/albeu.com