Messi apo Ronaldo? Lewandowski bën zgjedhjen e tij

Lewandowski ka shpjeguar ndryshimin kryesor midis Messit dhe Ronaldos, dy lojtarët që shpesh e kanë tërhequr atë drejt titujve individual.

Sulmuesi polak pohoi se ishte çështje ‘preferencash’ kur zgjidhej mes dy superyjeve, por kishte një masë që për të ishte tepër e rëndësishme.

Lewandowski shpjegoi për Bild:

“Që kur u bëra profesionist, Messi dhe Ronaldo kanë qenë mbi të gjithë të tjerët.

Gjithmonë ka qenë një duel mes tyre. Gjithçka ka të bëjë me llojin e lojtarit që preferoni.

Përgjigja për pyetjen (e cila është më e larta) është e vështirë.

Unë e respektoj punën e palodhur të Cristiano Ronaldos. Për Messin gjithçka duket e lehtë.

Unë mendoj se Cristiano duhet të punojë më shumë për të pasur sukses”, u shpreh Lewa.


Shtuar 23.12.2021 17:13