Ronaldo-Agnelli, ja pakti i nderit nëse nuk kualifikohet në Champions

Sonte në mbrëmje do të kemi mundësi të mësojmë fatin e Juventus-it për sezonin e ardhshëm.

Do të arrijë të kualifikohet për në Champions apo do të luajë në Europa League? Verdiktin do ta mësojmë diku rreth orës 22:35.

Një rrugëtim që sigurisht nuk do të varet vetëm nga Juventus por edhe nga kundërshtarët Milan dhe Napoli, të cilat edhe ato luajnë për të njëjtin objektiv.

Kur themi Champions League menjëherë na shkon mendja te Cristiano Ronaldo, ose më saktë te Cristiano dhe e ardhmja e tij te Juventus.

Siç kemi treguar shpesh, CR7 është përfolur se do të largohet dhe nuk mungojnë destinacionet e mundshme, por portugezi ka shanse që edhe të qëndrojë.

Siç shkruan Repubblica, nëse Juventus nuk do të marrë pjesë në Champions League për sezonin 2021-2022, Ronaldo është i destinuar të largohet nga Torino në verë.

Cristiano Ronaldo nuk ka asnjë qëllim të luajë në një kompeticion që nuk e ka frekuentuar as kur ka qenë një djalosh në hapat e tij të parë në futbollin profesionist.

Në kontratën e tij nuk ekziston asnjë lloj klauzole që i lejon të largohet menjëherë nga Juve nëse nuk arrihet objektivi Champions.

Por gazeta italiane shprehet se portugezi dhe presidenti Agnelli kanë një pakt nderi mes tyre, që në rast moskualifikimi, do ta linte portugezin të largohej.


Shtuar 23.05.2021 14:09