I dha lamtumirë arbitrimit, Grafe merr dhuratën e veçantë nga Haaland (VIDEO)

Pas 17 vitesh karrierë, Manuel Grafe i dha lamtumirë arbitrimit në moshën 47 vjeçare. Ndeshja e fundit që ai drejtoi ishte ajo mes Borusia Dortmund dhe Bayer Leverkusen, që përfundoi me rezultatin 3-1.

Në fund të takimit lojtarët e Dortmund dhe Leverkusen u vendosën në radhë dhe nderuan gjyqtarin, i cili vlerësohet shumë nga futbollistët dhe trajnerët në Gjermani.

Por, kjo nuk ishte gjëja e vetme që ndodhi në fund të ndeshjes. Arbitri, duke përfituar nga rasti shkëmbeu fanellën me sulmuesin norvegjez të Dortmund, Erling Haaland, i cili shihet nga të gjithë si e ardhmja e futbollit europian.

“Ishte shumë prekëse, fenomenale,” tha Grafe për Sky: “Unë doja t’i falënderoja të gjithë për mbështetjen e tyre gjatë javëve të fundit, lojtarët, trajnerët, menaxherët.”


Shtuar 23.05.2021 14:19