Ritet e myslimanëve për Kurban Bajramin

Ndryshe nga Fiter Bajrami që karakterizohet me mbylljen e muajit të Ramazanit, simbolika e festës së Bajramit të dytë, është kurbani. Koha e therjes së Kurbanit fillon pas faljes së namazit të Bajramit. Besimtarët falin namazin të gjithë bashkë në sheshe.

Nuk lejohet që kasapit t’i jepet hak pune dhe lëkura e kurbanit duhet të dhurohet, por jo të shitet. E njëjta gjë vlen edhe për mishin.

Mishi ndahet në tre pjesë: familja mban një pjesë; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Një ditë para festës së bajramit, besimtarët mund të agjërojnë. Zakonisht, gatuhen ëmbëlsirat tradicionale, si ballkavaja, kadaifi apo shëndetlia.

Gjatë ditës së Bajramit, besimtarët bëjnë vizita te të afërmit, gjithashtu edhe në varrezat.


Shtuar 28.06.2023 09:04