Bashkia Tiranë ka treguar projektin e ndërtimit të Muzeut Etnografik të Tiranës, i cili do ndërtohet brenda godinës “Sarajet e Toptanëve.”
Në këtë muze do të ekspozohet dhe kostumi tradicional shqiptar, i cili u vesh nga Rita Ora në klipin e këngës “Gunna”. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në Twitter.
“Shumë faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer “Queens Arms” në qender komunitare!
Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një ‘Bang’”, shkruan Veliaj.
Sh falemnderit @besniksahatciu, @veraora & @OraElena per ndihmen ndaj komunitetit te mesuesve ???? ne Londer duke e kthyer “Queens Arms” ne qender komunitare!
Heaps of ?? @RitaOra for donating your albanian costume to @CityOfTirana so we can start our ethno museum with a #BANG pic.twitter.com/xnPchdWeTF
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) November 14, 2021
Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpalli me 20 Gusht kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Banesa e Toptanasve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”.
Kërkesa u publikua në Fletoren Zyrtare, ndërsa subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë.
Pas zjarrit të qëllimshëm që përfshiu “Sarajet” në datën 16 gusht, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se kishte kërkuar shpronësimin e përshpejtuar të pronës, e shpallur monument kulture.