Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka ngjallu reagime të forta.
Një prej zërave kundër ka qenë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani.
Në një intervistë për ‘RTV Ora’, Ristani u shpreh se Partia demokratike po vuan nga kriza e lidershipit, ndërkohë që ka cituar dhe disa fjalë të ish-presidentëve dhe Presidentit Meta, për Bashën, raporton Ora Neës.
Ai tha se mënyra se si Basha mori një vendim të tillë, ishte jo e duhura.
“PD vuan krizën e lidershipit. PD ka pasur një lider që e ka çuar nga humbja në humbje, duke i lënë demokratët për 12 vjet në opozitë, duke krijuar dhe premisat për një opozitë të shtuar dhe pas 12 vitesh. Do i referohesha disa ish-presidentëve të Shqipërisë, Presidentit Topi, i cili ka thënë se Basha është një politikan pa karakter, apo si Nishani i cili e konsideron se një skuth, apo Meta, i cili thotë se ai të gënjen edhe për orën. Për të kaluar më pas me të gjithë kritikët e Bashës, të cilët janë larguar nga partia por që vazhdojnë të artikulojnë të njëjtën gjë për Bashën.
Për të ardhur më pas deri tek akuzat për bashkëpunim. Kritikët përfshirë dhe Berishën artikulojnë për shitje interesash të PD tek kundërshtari politik. PD vuan krizën e lidershipit. Vendimi i fundit për, që është tentativa për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, e quaj tentativë sepse është një vendim antistatutor, nuk sjell pasoja. Për më tepër që përkatësia në një grup parlamentar është e drejt e deputetit. Mënyra se si u mor ishte tipike e Bashës, natën, pas shpine. Kjo tregon sërish mungesën e lidershipit. “
Rama “u mbylli” gojën gazetarëve nga Kosova, Federata Europiane e Gazetarëve: Turp, skandaloze!
Sipas Ristanit, opozita është kapur, teksa shton se kjo është fatkeqësi e shqiptarëve sepse s’kanë shpresë për një të ardhme më të mirë.
“Është fatkeqësia e shqiptarëve që iu është blerë opozita, dhe iu bie shpresa për një të ardhme më të mirë. Basha ka shkaktuar pikërisht këtë anomali. Të shohim se si do vijojnë ngjarjet, por sikur asgjë të mos bëj Berisha në ato që ka deklaruar, unë përcjell me kënaqësi, se ka hapur sytë edhe të demokratëve që nuk besonin te kritikët e tjerë kur thoshin se Basha po zvogëlon Partinë Demokratike.”/albeu.com