Rinumërimi i kutive në Durrës drejt fundit, LSI pa shpresë për mandat

KAS po vijon rinumërimin e 108 kutive në Durrës. Deri më tani janë numëruar 90 kuti në këtë qark, dhe mësohet se deri më tani, LSI ka rikuperuar vetëm dy vota, PD ka humbur 31 vota dhe PS po ashtu ka humbur 13 vota.

Duke marrë parasysh rezultatin paraprak dhe kutitë e mbetura pa numëruar, LSI nuk arrin dot të sigurojë 136 vota që kandidatja për deputetet Elona Guri të marrë një madat në Durrës.

Kujtojmë se LSI në zgjedhjet parlametare të 25 prillit ka siguruar vetëm 4 mandate: 2 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe një në Fier/albeu.com

 


Shtuar 26.05.2021 18:21