Eksperti zgjedhor: Nëse PD dhe LSI do ishin bashkë në zgjedhje merrnin deri në 78 mandate

Teksa po vijon numërimi i votave në disa prej bashkive në vend, eksperti zgjedhor Agim Tutulani ka komentuar nëse PD dhe LSI do të hynin së bashku në zgjedhje.

Tutulni thotë për ABC se nëse kjo do të kishte ndodhur, nuk do të kishte garë. Sipas tij, opozita do të kishte marrë nga 73 në 78 mandate.

“Do ishte diku tek 73-78  për opozitën. Vetëm numrat kemi për momentin dhe nuk do kishte garë. Edhe po të bashkohej PS me LSI” tha eksperti Agim Tutulani.


Shtuar 25.04.2021 22:48