Rinasi merret në kontroll nga të huajt, pas turqve vijnë edhe 8 kontrollorë grek

Pas kaosit të shkaktuar në aeroportin e Rinasit nga greva e 65 kontrollorëve të trafikut ajror, autoritetët kanë nisur zëvendësimin e këtyre të fundit, me kontrollorë nga shtete të tjera, deri në normalizimin e situatës dhe gjetjes së një zgjidhje përfundimtare.

Burime për Top News bëjnë me dije së kanë mbërritur në zyrat e Albcontrol edhe 8 kontrollorë grekë.

Ndërkohë, më herët në vendin tonë kanë mbërritur edhe disa kontrollorë turq. Ata kanë mbërritur që mbrëmë në Rinas, duke ardhur nga Podgorica.

Si u paralizua Rinasi

65 kontrollorë të trafikut ajror kanë ndaluar punën ditën e djeshme duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave si: rikthim i kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare e plotë për vitin 2020; një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.

Prej ditës së djeshme, 65 kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën pas uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë me argumentin se kanë stres, ku për pasojë u anuluan të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit.

Vetëm sot u bë e mundur mbërritja e avionit të parë me 100 mijë vaksina, të cilat duhet të vinin dje


Shtuar 8.04.2021 08:04