Qindra qytetarë qëndrojnë në radhë në sportelet e aeroportit të Rinasit.
Në pamjet e siguruara, shihen qytetarët të kombësive të ndryshme që presin me orë të tëra për udhëtuar.
Një qytetar ka treguar se 2 orë para fluturimit për në Londër, radha e njerëzve ishte 600 metër e gjatë.
Por, qytetarët nuk respektojnë masat anti-COVID, në një kohë kur varianti Delta është përhapur në Shqipëri dhe shifrat e infektimeve janë në rritje.
Ata shfaqen pa maska dhe nuk respektojnë distancimin social.
Pasi shteti shqiptar hoqi vizat përkohësisht nga prilli deri në fund të vitit me Arabinë Saudite, Bahreinin, Egjiptin, Katarin, Omanin, Rusinë, Tailandën dhe Indinë, mijëra qytetarë nga këto vende kanë udhëtuar nga aeroporti “Nënë Tereza”.
Këta të fundit së bashku me shtetas pakestinesë e përdorin Shqipërinë si vend transit drejt shteteve evropiane.
Ndërkohë në Rinas pritet të vijnë edhe shtetasit afganë, por autoritetet ende nuk ka dhënë një datë dhe një orar për mbërritjen e tyre. /Euronews