Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar ishte këtë të premte e ftuar në emission “Në Kurthin e Piter Pan”.
Në inetrvistën e saj për gazetarët e vegjël ajo foli për jetën e saj personale, për dy fëmijët, ish-partnerin Patris dhe paratë.
Cilat janë të ardhurat financiare të këngëtares së mirënjohur Tuna?, ishte një ndër pyetjete nga të vegjëlit.
Tuna nuk ka dhënë një shifër konkrete, por ka thënë se mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e saj dhe të fëmijëve për të jetuar.
“Korrekte. Ti do bëhesh biznesmene, po i tregon ambiciet që në fillim. Mundohesh të mbash këmbët në tokë, të jesh i kënaqur me mundësitë që të jepen”, tha Tuna.
Më pas gazetarët e vegjël e pyetën për dy fëmijët e saj dhe se kujt I ngjajnë më shuimë, këngëtares apo Patrisit.
Këngëtarja tha se e bija dhe i biri janë një miks i dy prindërve.
“Diani dhe Zeni janë në fakt një miks i imi edhe i Patrisit, do të thoja që ndoshta Diani i ngjan më shumë babit të tij nga ana e shumë tipareve, edhe ndoshta fizikisht, nga shija, preferencat e tij edhe gjithçka dhe Zeni ndoshta është pak më rebel, më çapkën, më këmbëngulës si unë. Po fëmijët janë gjithmonë një miks i vërtetë”, tha Tuna./albeu.com/