Rikthehen vdekjet nga Covid, një humbje jete dhe 17 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 341 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

8 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Durrës, Pogradec, Cërrik.

Janë 165 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1  humbje jete me SarsCov2, një qytetare 62 vjeç, nga Kruja.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,087 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 30 Mars 2023)

Raste të reja ditore               17

Të shëruar në 24 orë            11

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                        341

Testime totale                   2,048,583

Raste pozitive                      333,855

Raste të shëruara                  330,087

Raste Aktive                             165

Humbje jete                              3,603

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      138

Shkodër.                    7

Vlorë                         6

Fier                             5

Durrës.                      3

Elbasan.                     2

Korçë.                          2

Berat.                         2


Shtuar 30.03.2023 17:08