Reshjet e dendura dhe të pandërprera të shiut kanë sjellë sërish përmbytje në zonën e Muriqanës dhe Mallkuçit, në Fushë-Krujë.
Mësohet se lumi Ishëm ka dalë nga shtrati, duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore. Gjithashtu disa banesa në këto fshatra janë rrethuar nga uji. Edhe kanalet kulluese janë bllokuar nga uji, duke sjellë kështu bllokim të rrugëve.
Të lidhura
None found
Niveli i ujit ne lumin Gjole ka arritur në kuotat maksimale. Situata mund te përkeqësohet nëse reshjet vijojnë më këtë intensitet./albeu.com
