Rihapja e çështjes “Gërdeci”, Gjykata e Lartë i kalon SPAK dosjen e Fatmir Mediut

Dosja në ngarkim të Fatmir Mediut, i është dorëzuar SPAK disa ditë më parë nga Gjykata e Lartë.

Kalimi i akteve është bërë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që rihapi gjykimin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes për të ashtuquajturën dosja Gërdeci.

Tashmë SPAK duhet të veprojë me regjistrim të hetimit dhe të vendos nëse do kryejë veprime shtesë, apo do kalojë në gjykim themeli çështjen.

Njoftimi nga SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 205, datë 24.09.2021, të Gjykatës së Posaçme të Apelit, pasi ka tërhequr nga Gjykata e Lartë aktet e dosjes penale në ngarkim të z. Fatmir Mediu, ka regjistruar procedim penal për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 10:15