Pas një dekade është rikthyer për hetim çështja e 12-vjecares shqiptare, Zeneida Selimaj.
E mitura u dogj e gjallë në vitin 2011 në Pire të Greqisë.
Çështja është rikthyer nga emisioni investigativ grek, “Dritë në tunel”.
Ngjarja ka qenë e pazbardhur plotësisht përgjatë një dekade, ndërsa autori që akuzohet është shqiptari Adrian Zeko, i cili u arrestua në dhjetor me akuzën për përdhuni, njofton Abcnews.al.
Ai jetonte në apartamentin tjetër ngjitur me atë të familjes Selimaj dhe menjëherë pas vdekjes së Zanedës u largua dhe askush nuk e dinte adresën e tij të re.
Kështu, pas arrestimit dhe publikimit të detajeve të tij nga policia greke, pas një urdhri përkatës të Prokurorisë së Pireut, prindërit vendosën të fillonin procedurat në mënyrë që dosja e çështjes të rihapej.
Sipas informacionit nga protothema.gr , çështja e vdekjes tragjike të 12-vjeçares është në fazat e fundit, pasi hetuesi i Pireut po zhvillon një hetim në mënyrë që të mbledhë informacione për atë që ndodhi atë mëngjes fatal.
Kështu që në ditët në vijim, 59-vjeçari Adrian Zeko pritet të dëshmojë para hetuesit se çfarë di për çështjen, pasi që sipas historisë, ai ishte ai që pa vajzën e vogël duke u djegur në hyrje të banesës, në rrugën Kallikratida.
Si ka ndodhur ngjarja:
Çështja u rikthye nga emisioni “Dritë në tunel”, ku sipas kronikës ishte e premte, 23 shtator 2011, kur prindërit e Zeneida Selimaj nga Shqipëria dolën nga shtëpia e tyre në rruga Kallikratida për të shkuar në punë. Gjyshi shoqëroi djalin më të vogël të familjes në shkollë dhe 12-vjeçarja mbeti vetëm në shtëpi.
Autori i krimit me sa duket u fut në banesë dhe u përpoq të përdhunonte vajzën e vogël. Ajo arriti të shpëtonte nga duart e tij dhe e zhveshur nga beli lart. E vogla filloi të zbresë shkallët për të dalë në rrugë që të kërkonte ndihmë.
Autori i saj i vuri flakën dhe fëmija u dogj i gjallë. Në ditët e para të incidentit, autoritetet folën për vetëvrasje. Pastaj dolën në konkluzionin se e mitura është vrarë dhe fajësuan gjyshin e saj. Sidoqoftë, në proces ai u la i lirë.
Ngjarje makabër nisi të hetohej kur fotografia e autorit, u bë publike pasi u akuzua për një krim tjetër që kreu ndaj një të mituri.
Sipas ekzaminuesit mjekësor, zjarri u shkaktua nga autori i krimit për të fshehur provat që do të tradhtonin krimin e tij seksual sepse disa gjurmë u gjetën në organet gjenitale të fëmijës.