Rihanna zbulon portretin e djalit të saj në mënyrën më të ëmbël (VIDEO)

Rihanna sapo ka zbuluar fytyrën e djalit e saj.

Ikona e muzikës, 34 vjeçe, ndau pamjen e parë zyrtare të djalit të saj, të cilin e mirëpriti me të dashurin A$AP Rocky në maj 2022.

Në videon e ëmbël të postuar në TikTok, shihet djali i çiftit duke bërë mimika dhe duke i buzëqeshur nënës së tij, e cila dëgjohet në sfond duke e regjistruar.

 

@rihannahacked

♬ original sound – Rihanna

“Po përpiqesh të marrësh telefonin e mamasë?” Rihanna pyet djalin e saj të vogël.

“Hakuar”, ka shkruar Rihanna videon, e cila shënoi postimin e saj të parë në platformën e mediave sociale. Ndërkohë emrin e djalit nuk na e ka zbuluar ende./albeu.com


Shtuar 17.12.2022 17:46