Ribashkohet me të birin pas rreth 1 jave, nëna flet mes lotësh nëse do t’i lejojë gjyshërit ta takojnë sërish

Ile Gjuni, nëna e 3-vjeçarit në Durrës, nuk kishte shumë fjalë për të thënë pasi u ribashkua me të birin, pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen” atë me qëllim për ta mbajtur vetë.

“Shumë faleminderit policisë dhe mediave”, tha ajo.

E pyetur nga gazetarët nëse do t’i lejonte gjyshërit ta takonin sërish fëmijën, Ile Gjuni nuk pati ndonjë përgjigje konkrete. “E di prokuroria, e di gjykata”, tha ajo.


Shtuar 20.04.2024 15:18