PS nuk njeh rënie, 55 mijë vota më shumë se PD në rang vendi

Janë bërë publike të dhënat e fundit nga KQZ mbi pjesmarrjen në zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri, të mbajtura ditën e djeshme.

Deri më tani janë numëruar 34.55 % të votave në të gjithë vendin.Sipas rezultateve, nga nisja e mëngjesit kryeson PS ndjeshëm.  KQZ bën me dije se PS deri më tani në orën (11:00) socialistët kanë marrë 255, 331 vota ose ndryshe 49.47 % të votave në të gjithë vendin.

PD ka marrë deri tani 199 753 vota ose ndryshe 38.7 % të votave në të gjithë vendin.

Me përllogaritjen e deritanishme, Partia Socialishte është 55 mijë e 558 vota para opozitës së bashkuar.  /albeu.com/

 


Shtuar 26.04.2021 11:15