Rezultat tenisi, Manchester City fiton ndaj Real Madrid në një ndeshje goleadë (VIDEO)

Manchester City ka arritur të marrë një fitore me rezultatin 4-3 ndaj Real Madrid në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e dytë me një gol me kokë nga De Bruyne. Nuk u mjaftuan me kaq, ku në minutën e 11-të, Gabriel Jesus dyfishon shifrat ndaj një Reali të pafuqishëm.

Benzema mbanë gjallë rezultatin ku në minutën e 33-të shënon golin për rezultatin 2-1.

Pjesa e parë mbyllet me këto shifra edhe pse City ka domionuar totalisht lojën.

Pjesa e dytë nis përsëri me një gol nga sulmuesi anglez, Foden. Djaloshi shënoi një gol me kokë në minutën e 53-të. Por dy minuta më vonë, Vinicius Jr realizon një gol të mrekullueshëm duke dërguar rezultatin në 3-2.

Manchester City u kundërpërgjigj përsëri në minutën e 74-të, ku Bernardo Silva i vetëm dërgoi topin në rrjetë.

Dukej e pamundur për Real Madrid të përmbyste rezultatin ndaj një Manchesteri tepër të fuqishëm.

Por Benzema nuk e mbylli me kaq natën e tij në “Etihad”, ku në minutën e 82-të realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për të mbajtu shpresat e ekipi gjallë për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”./h.ll/albeu.com


Shtuar 26.04.2022 22:56