Revolta e Zef Dedës: Rama është kanabist, Marku duhet të luftonte që të sillte lirinë

Zef Deda ka reaguar lidhur me dorëheqjen e deputetit të zgjedhur demokrat Mark Marku dy ditë më parë.

Aktori i njohur i humorit shprehet se pedagogu duhet të qëndronte në Partinë Demokratike dhe brenda Parlamentit për të vijuar më tej betejat e nisura nga “selia blu”.

Ndër të tjera ai e konsideron Partinë Socialiste si një force politike kriminale dhe kryeministrin Edi Rama si diktator.

“Marku nuk duhej te largohej por te rrinte e te luftonte kunder mafjes se rilindjes kriminale, kanabiste, korruptive dhe te sjellin lirine, demokracine, zhvillimin, mireqenien  e popullit dhe atdheut tone te shume vuajtur …megjithe ate eshte mendimi i tij”, shkruan Deda në një replikë në gazetën Drita.

“Eshte mjeshtri e sigurimit te PS denigrimi dhe mashtrimi i elementeve…per te shpartallu te djathten …prandaj qeverisin tesh 22 vjet si diktatore mafioz…Rama…e PS…jane dem i madh i demokracise…PD duhet te forcohet reformohet dhe te ngreje dinjitetin e popullit..drejte lirise demokracise Europiane…”, nënvizon Deda.

Aktori në përmbyllje shkruan: “Megjithate zoti e forcofte kombin… shqipetare”/albeu.com


Shtuar 29.08.2021 17:45