Restaurimi i Muzeut Historik/ Blendi Gonxhe publikon pamjet: Transformimi përfshin shtesa nëntokësore me laboratorë, do e rikthejmë në një institucion dinjitoz

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, ka publikuar pamjet nga punimet nga restaurimi i Muzeut Historik Kombëtar.

Ministri Gonxhe, ka publikuar videon duke treguar si ishte Muzeu dhe se si do të bëhet, teksa shprehet se Muzeu Historik Kombëtar, por rikthehet në një institucion dinjitoz dhe bashkëkohor.

Ai theksoi se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është në proces buxhetimi për Fazën e II-të dhe sipas tij do të përfshijë:

Shtesa nëntokësore me laboratorë e hapësira teknike;

Fasadën e brendshme “Oculus” prej xhami dhe mbulescn ikonike;

Sisteme moderne MEP, mbrojtje nga zjarri, muzeologji bashkëkohore dhe mobilim tërësor.

Ndërsa aktualisht në fazën e parë, punimet përfshijnë:

Paketim dhe evakuim të artefakteve,

Konsolidim dhe përforcim strukturor,

Rinovim të fasadave dhe izolimin e çatisë,

Instalimin e sistemit të monitorimit CAM,

Restaurimin e fasadës me teknologji moderne (fibra karboni dhe xhaketim kolonash).

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes nga Muzeu Historik Kombëtar, ku pas një kohe të gjatë sfidash dhe dëmtimesh, përfshirë tërmetin e 2019-tës, ka nisur restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi më i rëndësishëm i këtij institucioni simbol, me një ndërhyrje madhore në kuadër të programit #EU4Culture, nën drejtimin e UNOPS, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe MEKI.

Aktualisht në fazën e parë, punimet përfshijnë:

Paketim dhe evakuim të artefakteve,

Konsolidim dhe përforcim strukturor,

Rinovim të fasadave dhe izolimin e çatisë,

Instalimin e sistemit të monitorimit CAM,

Restaurimin e fasadës me teknologji moderne (fibra karboni dhe xhaketim kolonash).

Ndërkohë, MEKI është në proces buxhetimi për Fazën e II-të, për të garantuar vijimin e këtij transformimi rrënjësor, që do të përfshijë:

Shtesa nëntokësore me laboratorë e hapësira teknike;

Fasadën e brendshme “Oculus” prej xhami dhe mbulescn ikonike;

Sisteme moderne MEP, mbrojtje nga zjarri, muzeologji bashkëkohore dhe mobilim tërësor.

Po rikthejmë Muzeun Historik Kombëtar në një institucion dinjitoz dhe bashkëkohor, të denjë për të ruajtur dhe treguar historinë tonë kombëtare.