Reshjet e shiut, rënie gurësh në Rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi

Vendi ynë është përfshirë sërish nga moti i keq këtë të martë.

Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit.

Si pasojë e intensitetit të lartë të shiut dhe erës së fortë në rrugën e Arbrit ka rënie të vazhdueshme të gurëve. Më problematike situata paraqitet në bajpasin e Murrizit ku ka rënie gurësh si në fshatin Bastar i Mesëm të Tiranës, ashtu edhe në fshatin Murrize të Njësisë Xibër të Klosit.

Ndërkohë rënie gurësh ka edhe në afërsi të tuneleve të fshatit Shkallë.

Këshillohet që drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor të tregohen shumë të kujdesshëm pasi përballen me befasi si pasojë e gurëve në rrugë. Po ashtu si pasojë e reshjeve intensive ka prezencë të madhe të ujit në rrugë.


Shtuar 28.11.2023 12:28