Reshjet e dendura të shiut, përmbyten rrugët, probleme në aksin Lezhë-Milot

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në rrugën nacionale Lezhë-Milot.

Vërshimi i ujërave nga mali ka bërë që të ketë përmbytje të rrugës në një gjatësi prej 50 metrash në afërsi të fshatit Tresh.

Lëvizja e automjeteve është vështirësuar, pasi reshjet kanë sjellë edhe inerte në rrugë.

Ndërkohë gjatë gjithë ditës së sotme, rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë sjellë dhe shtim të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por pa krijuar probleme.


Shtuar 12.11.2023 16:43