Reshjet e dendura të shiut, bllokohet në të dyja kahet aksi Elbasan-Librazhd

Reshjet e dendura të shiu kanë bërë që aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar në të dy anët e rrugës nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali.

Policia apelon drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit dhe të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Qarku Elbasan

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Aktualisht aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar në të dy anët e rrugës nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali. Në këtë aks ndodhet shërbimet e policisë si dhe firma kotraktore të cilët po punojnë për zhbllokimin e rrugës.

Policia Rrugore, ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore./albeu.com