Reshjet e dendura në vend, ARRSH: Këto janë akset ku ka rënie gurësh

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë vendin. Utoriteti Rrugor Shqiptra, përmes një postimi në Facebook, bën me dije se ka pasur rënie gurësh në akset Bajram Curri-Valbonë, Spot-Kam km 18, Qafë Mali-Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë. Në postim, ARRSH njofton se kontraktorët po punojnë në terren për mbajtjen e akseve në gjendje normale.

Postimi i ARRSH:

Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin

Në Rajonin Verior reshjet kanë qenë me intensitet më të lartëduke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës si, në: Bajram Curri-Valbonë, Spot-Kam km 18, Qafë Mali-Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë

Kontraktorët e mirëmbajtjes me mjete e punëtorë janë në terren që në orët e para të mëngjesit për të mbajtur gjendjen e akseve në normalitet./albeu.com


Shtuar 17.09.2022 09:57