Parashikimi i motit 7 Mars 2024

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente, ku herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara shirat do të jenë në zonat Veriore -Veriperëndimore të Shqipërisë.  

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes, të sjellin dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit, duke lënë me reshje shiu e dëbore vetëm zonat malore Lindore.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie me të paktën 2 gradë C, duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimalja deri në 18°C maksimalja në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.


Shtuar 7.03.2024 07:35