Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se reshje bore mëngjesin e sotëm ka pasur vetëm në veri të vendi, por pa probleme në qarkullimin e mjeteve, pasi intensiteti i tyre ka qenë mesatar..
Gjithashtu, sipas ARRSH-së, kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin dhe për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset me prezencë bore.
“Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH./albeu.com