Reshje të dendura shiu, përmbytet Gramshi dhe Elbasani, disa lagje pa energji elektrike

Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut ku në zonat qendrore të vendit reshjet janë theksuar në orët e pasdite.

Mësohet se rrugët e qytetit të Gramshit dhe ato të Elbasanit janë përmbytur.

Përmbytja në qytetin e Gramshit vjen nga bllokimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, Gramshi është e dyta here qe përmbytet nga shirat e verës.

Ndërkohë moti i keq ka përfshirë edhe fshatrat përreth. Dhe qyteti i Elbasanit është prekur nga shirat e rrëmbyeshëm duke lënë pa energji elektrike lagje të ndryshme të qytetit./albeu.com