Moti i freskët do të sundojë këto ditë në Shqipëri duke i dhënë fund temperaturave të nxehta të ditëve të mëparshme.
Mësohet se temperaturat janë ulur gjatë dy ditëve të fundit në vend me nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa gjatë pasdites së nesërme priten reshje shiu deri në 70% të territorit.
Vlen të theksohet se reshjet do të jenë të dendura në zonën e Lezhës, Durrësit, Krujës dhe Tiranës ku priten edhe rrufe.
Masat ajrore të ftohta do të vijnë nga veriu i Adriatikut për t’u përplasur në territorin shqiptar në zonën e Lezhës duke u përhapur më pas në veri dhe Shqipërinë e Mesme.
Moti i keq pritet të nisë rreth orës 19:00 të ditës së nesërme dhe do të zgjasë disa orë.