Reshje shiu e bore, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm

Me uljen e temperaturave, vendi ynë është mbizotëruar nga reshjet e shiut, por nuk kanë munguar as ato të borës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në rrethin e Tropojës, Dibrës dhe në qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme edhe pse ka pasur prezencë të borës, deri tani qarkullimi vijon normalisht.

Gjithashtu sipas ARRSH thotë institucionet kanë vijuar me pastrimin e akseve dhe në rajonin qendror dhe atë  jugor nuk ka pasur bllokim të rrugëve.

Njoftimi i plotë

Reshje bore në Rajonin Verior

Në rrethin e Tropojës, në rrethin e Dibrës, në qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme kanë filluar reshjet e borës pa shkaktuar probleme me qarkullimin. Në Rajonin Qendror dhe Jugor ka pasur reshje shiu, me intensitet mesatar.

Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset kombëtare.

Shtuar 4.04.2021 01:04