Vendi ditën e enjte do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në veri , veriperëndim dhe jugperëndim. Borë e dobët në alpe. Gjatë reshjeve parashikohet mjegull e mjegullinë.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 12-15m/s. Valëzimi në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zona malore 4 deri 13°C
Në zona e ulëta 5 deri 18°C
Në zona bregdetare 9 deri 18°C/albeu.com/