Reshje shiu dhe dëbore, mos e ndani çadrën sot

Sipas MeteoAlb mot me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta do të mbizotërojë gjatë orëve të para të ditës, duke sjellë herë pas herë reshje shiu e dëbore. Parashikohet që vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës të mbeten prezent gjatë gjithë ditës, Por herë pas here do kemi intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe ulen në mesditë duke u luhatur nga -1°C zonat verilindore deri në 13°C në mesdita në rang territori.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova

Dita nis me vranësira të shpeshta duke gjeneruar herë pas here reshje dëbore.

Kushtet e motit të paqëndrueshëm me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta mbizotërojnë gjatë gjithë ditës dhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me kthjellime dhe pauz të reshjeve.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës do të paraqiten me vranësira të herë pas herëshme dhe reshje dëbore në zona të izoluara. Parashikohet që mesdita dhe pasditja të sjellin zhvillim të vranësirave në të gjithë MV duke sjellë reshje dëbore.

Rajoni dhe Europa

Kthjellimet do të përfshijnë Ishujt Britanikë, Europën Veriore dhe pjesërisht Europën Qendrore. Ndërsa Lindja dhe rajoni i Mesdheut vijojnë me reshje shiun e dëbore. Herë pas here do ketë stuhi afat shkurtra ere.


Shtuar 21.03.2021 08:27

Tags: , ,