Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se kjo fundjavë do të ketë mot të kthjellët me kalime të pakta vranësirash.
Era ditën e shtunë do të ketë drejtim juglindje e veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet.
Ndërsa të dielën do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut mesatare në mesditë e pasdite. Kurse valëziimi në det do të jetë i forcës 3 ballë.