Rënie masive gurësh te “Kthesa e Murrashit”, dhjetëra mjete të bllokuara

Si pasojë e reshjeve të dendura, ka pasur rënie masive dherash në segmentin “Çezma e Myftarit”-Kthesat e Murrashit”, në aksin Librazhd-Elbasan.

Drejtuesit e automjeteve që kanë qarkulluar në këtë segment kanë hasur vështirësi pasi mbi trasenë e rrugës kanë rënë gurë të përmasave të mëdha nga shpatet e kodrave.

Në pak minuta një segment prej afro 200 metra linear i rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është mbuluar nga masivë gurësh e shkëmbinjsh.

Fatmirësish nuk raportohet për dëme në njerëz edhe pse ka pasur fluks qarkullimi automjetesh.

Ky segment vazhdon të mbetet një prej më të rrezikshmëve për përdoruesit e rrugës në kohë me mot të keq. Ndërkaq në të dy anët e rrugës kanë mbetur me dhjetëra automjete të bllokuara.

/albeu.com