Aksidenti “zinxhir” te kthesa e Murrashit, flet shoferi i trailerit: Plasi goma, shyqyr nuk pati viktima (VIDEO)

Një aksidenti masiv ndodhi pak minuta më parë në aksin Librazhd – Elbasan, në vendin e quajtur kthesa e Murrashit.

Si pasojë e plasjes së një gome të trailerit, në aksident u përfshinë edhe gjashtë automjete të tjera, kur për fat të mirë nuk pati viktima, vetëm një grua të lënduar.

Pas aksidentit për abcneës.al ka folur shoferi i trailerit i cili është shprehur se shkak është plasja e një gome para dhe më pas humbi kontrollin.

“Plasi goma e parë dhe më mori zvarrë. Shyqyr që nuk kishte viktima. Rruga e keqe, ndaj plasi goma.” tha shoferi./albeu.com