Rënie drastike e çmimit të naftës në botë, po në Shqipëri?

Teksa çmimet e naftës në mbarë botën po shënojnë rënie të konsiderueshme, në vendin tonë po vijojnë të mbeten të larta.

Këtë të mërkurë në tregun ndërkombëtar, çmimet e naftës u ulën ndjeshëm, duke shënuar nivelin më të ulët në rreth një muaj, ndoshta të nxitur nga frika e recesionit.

Një fuçi (159 litra) e tipit Brent të Detit të Veriut kushtoi 110,75 dollarë mëngjesin e së mërkurës, 3,90 dollarë më pak se të martën. Çmimi i një fuçie nafte amerikane ËTI ra me 4,08 dollarë në 105,44 dollarë.

Çmimet e naftës janë ende rreth 40 për qind më të larta se në fillim të këtij viti. Kjo ka të bëjë me pushtimin rus të Ukrainës dhe sanksionet perëndimore kundër Rusisë. Ky vend është një nga furnizuesit më të mëdhenj të naftës në botë.

Ndërkohë në Shqipëri pavarësisht uljes në bursë, çmimi i naftës vijon të jetë në një nivel rekord prej 261 lekë për litër naftë.