RENEA blindoi mbrëmë Vlorën, policët me maska numërojnë para në mes të trotuarit

Vlora është “blinduar” mbrëmjen e djeshme. Një aksion i forcave RENEA në një lokal përgjatë bulevardit ka bërë që qyteti bregdetar të mbushet me efektivë të rendit.

Mësohet se janë shoqëruar 5 persona, të cilët dyshohej se zotëronin armë. Mes të shoqëruarve është dhe vëllai i “Tesit të Selenicës”.

Gjithashtu, policët janë parë duke numëruar para në vendngjarje.


Shtuar 18.09.2023 10:47