Rëndohet situata në Indi: Humbin jetën 3780 qytetarë dhe shënohen rreth 400 mijë raste të reja

India vijon të goditet nga pandemia, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 3, 780 viktima nga COVID-19 dhe  janë shënuar 382, 315 raste të reja.

Aktualisht në Indi shifrave e të infektuarve me COVID-19 i tejkalon shifrat e 20 milionë, ndërsa sistemet shëndetësorë vijojnë të mbeten në kaos për shkak të radhëve të gjatë në spitale të cilat janë përballur me mungesë të shtretërve dhe mungesë të oksigjenit.

Të lidhura

None found

Ndërkohë qeveria e kryeministrit Narenda Modi është kritikuar për keqmenaxhim të situatës së pandemisë, dhe është akuzuar se nuk ka ndërhyrë në kohën e duhur për të marrë masa shtrënguese që të parandalohej një gjendje e rëndë në spitale për shkak të valës së dytë të koronavirusit.

Opozita në Indi ka bërë thirrje që vendi të mbyllet, ndërsa nga ana e qeverisë ka pasur një hezitim për të marrë këtë vendim për shkak të rrezikut sipas saj me të cilën mund të përballet ekonomia.


Shtuar 5.05.2021 09:00

Tags: ,